Çudi, 89 për qind të biletave i morën shqiptarët? Në Holandë protestojnë

Futboll

Çudi, 89 për qind të biletave i morën shqiptarët? Në Holandë protestojnë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:58
Çudi, 89 për qind të biletave i morën shqiptarët? Në Holandë protestojnë

Finalja e Conference League do të zhvillohet në Air Albania. Një kaos i madh është shkaktuar nga shitja e biletave për shkak të interesit të jashtëzakonshëm. Vetëm tre orë pas daljes në shitje të biletave në 12:00 dhe…Sold Out.

Por UEFA ka pasur një gabim në kordinim me holandezët. Biletat për tifozët e Feynord do të nisnin në 14:00, ndërsa holandezët ishin të painformuar dhe prisnin në orën 12:00 për të bërë aplikimin e tyre.

Sipas raportimit të klubit të Feynord, UEFA ka kërkuar falje për këtë gabim.

Nga ana tjetër ka informuar se 89% e biletave janë marrë nga vendi pritës, pra shqiptarët, ndërsa 11% janë ndarë në 11 shtete të tjera. Kjo konsiderohet si formulë e suksesshme pasi në fund nuk do të ketë tifozë të njëanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat