Me pozitë drejtori në Shqipëri dhe vodhi shtëpinë e Benzema: Të grabiste Messin, e bënim ministër...

Futboll

Me pozitë drejtori në Shqipëri dhe vodhi shtëpinë e Benzema: Të grabiste Messin, e bënim ministër...

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:38
Me pozitë drejtori në Shqipëri dhe vodhi shtëpinë e Benzema: Të grabiste Mesin, e bënim ministër...

Një imazh tërësisht negativ ka lënë Shqipëria në mediat më të njohura në Europë. “Marca”, “AS”.

“Tuttomercatoëeb”, mediat sportive në Rumani dhe në të gjithë shtetet e tjera kanë informuar se është arrestuar i dyshuari kryesor që vodhi shtëpinë e Karim Benzema.

Në 27 shkurt të 2019, teksa Benzema po luante ndaj Barcelonës në El Clasico, është kthyer në shtëpi dhe e ka gjetur të plaçkitur. Për vetë personazhin për të cilin bëhet fjalë, një yll i Realit të Madridit, kjo temë ka pasur shumë vëmendje.

Por më tepër, mediat europiane janë surprizuar kur kanë mësuar se i arrestuar është një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare me pozitë drejtori në ujësjellës në Kurbin, Alfred Prodani.

Po kaq vëmendje ka marrë në mediat spanjolle edhe reagimi i Kreshnik Spahiut me një koment pikant në lidhje me këtë temë. Madje media më e madhe sportive në Rumani, “Digisport”, e ka vendosur në titullin kryesor reagimin e Spahiut: “Ka vjedhur Benzeman dhe prandaj e kemi bërë drejtor, nëse do të vidhte Mesin do ta bënim Ministër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat