Conte: Me Arsenalin një ndeshje jetike për ne

Futboll

Conte: Me Arsenalin një ndeshje jetike për ne

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:55
Conte: Me Arsenalin një ndeshje jetike për ne

Antonio Conte pranoi se Tottenham duhet të fitojë ndaj Arsenalit, duke thënë se kjo do të bënte që klubi të luante në Champions League.

“Këto janë ndeshje të rëndësishme për tabelën, para së gjithash”, tha ai.

“Është një ndeshje jetike për ne, sepse nëse duam të vazhdojmë të kemi mundësi për të luajtur në Ligën e Kampionëve, na duhen tre pikë, duhet të fitojmë. Nuk ka zgjidhje tjetër për ne".

Contes nuk i pëlqeu të diskutohet për mossuksesin e tij, duke kujtuar vështirësitë e Manchester United.

"Manchester United e përfundoi sezonin e kaluar i dyti dhe shtoi lojtarë si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane dhe ndoshta ata mund të përfundojnë në vendin e gjashtë apo të shtatë, dhe ju flisni për dështimin e Tottenham?", ka thënë italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat