​Kupa e Italisë/ Mbyllet pjesa e parë mes Interit dhe Juventusit

Futboll

​Kupa e Italisë/ Mbyllet pjesa e parë mes Interit dhe Juventusit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:53
Nicolo Barella

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Italisë e cila po zhvillohet në stadiumin “Olimpico” dhe po ballafaqohen Interi me Juventusin.

Është skuadra e Simone Inzaghit ajo e cila ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli të cilin e realizoi në minutën e shtatë dhe realizues ishte Nicolo Barella.

Të dy skuadrat zhvilluan lojë shumë të hapur në 45 minutat e para dhe ashtu pritet të jetë edhe pjesa e dytë e kësaj finaleje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat