De Bruyne për notë 10-she, Manchester City kurrë më afër titullit 

Futboll

De Bruyne për notë 10-she, Manchester City kurrë më afër titullit 

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:04
De Bruyne për notë 10-she, Manchester City kurrë më afër titullit 

Futbollisti Kevin De Bruyne është trim i mbrëmjes! 

Duke iu falënderuar De Bruyne Manchester City triumfoi me rezultat 5:1 ndaj Wolves-it, në ndeshjen e mbetur të javës së 33-të të Premier League.

Vendasit nuk kishin forcë të ndalnin lojën maestrale të De Bruyne, i cili realizoi katër gola.  

Për Cityn shënuan De Bruyne (7', 16', 24', 60'), Sterling (84') dhe për Wolves-in Dendoncker (11').

Manchester City kryeson me 89 pikë, ka tre më shumë se Liverpooli dhe Wolves zë pozitën e tetë me 50 pikë.

De Bruyne vlerësohet me notën 10 nga faqja e specializuar “Sofascore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat