Tanimë zyrtare, ky është trajneri i ri i Ajaxit

Futboll

Tanimë zyrtare, ky është trajneri i ri i Ajaxit

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:10
Alfred Schreuder

Ajaxi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar sot se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Club Brugge, për trajnerin Alfred Schreuder, që ky i fundit të marrë drejtimin e gjigantit holandez.

Siç bëhet e ditur nga vetë klubi, Schreuder do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, që fillon pas këtij sezoni dhe do të përfundojë më 30 qershor të vitit 2024.

Po ashtu, në marrëveshjen mes Schreuder e Ajaxit është përfshirë edhe opsioni për ta rinovuar kontratën edhe për një vit.

Schreuder do të jetë trajneri i ri i Ajaxit, ku do ta zëvendësoj Erik ten Hag, pasi që ky i fundit do t’i bashkohet Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.

“Të jem trajner i Ajaxit është një nder i madh. Shpresoj që do të fitoj tituj këtu, me një skuadër e cila luan një futboll tejet atraktiv”, tha Schreuder.

Schreuder ka qenë aktiv më parë si ndihmës-trajner i trajnerit aktual Erik ten Hag, nga muaji janar i vitit 2018 deri në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat