Balliu me Rayo Vallecanon pësuan humbje të thellë

Futboll

Balliu me Rayo Vallecanon pësuan humbje të thellë

Nga: K.G.f Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:52
Balliu me Rayo Vallecanon pësuan humbje të thellë

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, me ekipin e Rayo Vallecanos, pësuan humbje të thellë, me rezultat 1:5 nga Villareali, në takimin e javës së 36-të të kampionatit spanjoll. 

Rayo Vallecano zhgënjeu si vendas, ndërsa Villareali importoi tre pikë të mëdha. 

Për Rayo Vallecanon shënuan Guardiola (21') dhe për Villarealin Alfonso Pedraza (3' e 88’), Foyth (27'), Alcacer (38') e Torres (45+1'). 

Villareali zë vendin e shtatë me 56 pikë e Rayo Vallecano është në të 12-tin me 42.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat