Shkëmbim Griezmann-Morata

Futboll

Shkëmbim Griezmann-Morata

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:28
Shkëmbim Griezmann-Morata

Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke tentuar të bëjnë një marrëveshje për kalimin e Alvaro Morata te katalanasit.

Juventusi me shumë mundësi nuk do ta blejë sulmuesin spanjoll, që duhet të kthehet pas në Madrid.

Në Spanjë raportojnë se drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany, dhe CEO i Atletico Madrid, Gil Marin, janë takuar ditën e sotme.

Ata kanë negociuar që të shkëmbejnë Antoine Griezmann me Morata. Kështu, Barca merr sulmuesin spanjoll falas dhe nga ana tjetër Atletico nuk paguan për francezin që të nënshkruajë përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat