Spalletti u përgjigjet kritikave

Futboll

Spalletti u përgjigjet kritikave

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:51
Spalletti u përgjigjet kritikave

Luciano Spalletti është konfirmuar në stolin e Napolit edhe për sezonin e ardhshëm, ndonëse një pjesë e mirë e tifozërisë i kanë dalë kundër dhe i kanë kërkuar largimin, teksa e akuzojnë edhe për faktin që nuk ka një banesë në qytet dhe rri në hotel, si shenjë e mosbesimit që mund të vazhdojë gjatë aty.

Megjithatë trajneri u ka dhënë përgjigje kritikave, duke deklaruar se qëndrimi në hotel e lejon të përqendrohet te puna, teksa me humor ka zbuluar se ka gjetur zgjidhjen për sezonin e ardhshëm.

“Unë qëndroj në hotel për t’u përqendruar te puna. Mendoj se hoteli është një ambient shumë më social sesa një banesë private.

Megjithatë për sezonin e ri i kam marrë masat, pasi kam marrë preventivin për të blerë një makinë kamping dhe për të lëvizur çdo muaj dhe për të marrë pjesë në të gjithë festat rajonale”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat