Shuhen dilemat

Futboll

Shuhen dilemat

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:24
Shuhen dilemat

Robert Lewandowski e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Bayern Munchen. Goleadori polak është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej vitit 2014, teksa ka edhe një vit kontratë me klubin (2023).

Bild raporton se Lewandowski ia ka bërë të qartë Hasan Salihamixhiq, drejtorit sportiv të Bayernit, se nuk do të rinovojë kontratën. Në kushte të tilla, bavarezët janë të detyruar ta shesin.

Drejtuesit e Bayernit kërkojnë 40 milionë euro për të lënë të lirë Lewandowskin, i cili po bisedon prej kohësh me Barcelonën, që pritet të jetë skuadra e ardhshme.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës, nuk ka hequr dorë nga “Topi i Artë”, dhe është i bindur që aktivizimi me skuadrën e Xavit do e ndihmojë të realizojë dëshirën e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat