Bardhi është i mërzitur, bien nga liga!

Futboll

Bardhi është i mërzitur, bien nga liga!

Nga: K. G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:34
Bardhi është i mërzitur, bien nga liga!

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është i mërzitur pasi që me ekipin e tij, Levante, mbrëmë edhe zyrtarisht humbën statusin e anëtarit të elitës së futbollit spanjoll. 

“Kam ardhur në Levante 5 vite më parë, e bëra me dëshirën për t’u rritur, me dëshirën për të jetuar në një klub të madh. 

Së bashku kemi përjetuar kohë të mira dhe të këqija, e djeshmja është pa dyshim një nga momentet më të vështira në karrierën time profesionale.

Na mbetet vetëm t'ju falënderojmë për mbështetjen që keni marrë dhe se së bashku do ta kthejmë Klubin aty ku e meriton”, ka shkruar ndër të tjerash Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat