Emini: Për ne si klub është kjo një ndeshje historike 

Futboll

Emini: Për ne si klub është kjo një ndeshje historike 

Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:40
Emini: Për ne si klub është kjo një ndeshje historike 

Futbollisti i Voska Sport nga Ohri, Izair Emini, mezi e pret përballjen e sotme (17.00) kundër Sileksit në Kratovë.
Skuadra shqiptare, Voska, kërkon edhe një pikë, që i mjafton të futet në play-off dhe të kërkojë hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Emini është në formë dhe shpreson se do të kthehen me pikë nga Kratova, në ndeshjen e fundit të Ligës së Dytë, grupi i Perëndimit.  

“Për ne si klub është kjo një ndeshje historike.

Mendoj se kemi shansin e artë për të shkruar historinë.

Gjatë gjithë kampionatit kemi qenë të dytët në tabelë, dhe ashtu besoj se do e mbyllim këtë kampionat, pasi jemi të motivuar në maksimum për këtë ndeshje dhe do të japim atomin e fundit, duke pasur parasysh se jemi përgatitur shumë mirë gjatë gjithë javës.

Për ne kjo ndeshje është jetë a vdekje, dhe ne të gjithë jemi gati të јapim shpirtin në fushën e lojës për këtë 90 minutësh historik", - tha Emini.

Tabela: Sileksi 65 pikë, Voska 58, Vardari 55, Teteksi 36, Gostivari 34, Besa 32, Ohri 29, Korabi 27, Veleshta 18, Kadino 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat