Apolonia e Korabi kualifikohen për më tej

Futboll

Apolonia e Korabi kualifikohen për më tej

Më: 14 maj 2022 Në ora: 18:40
Apolonia e Korabi kualifikohen për më tej

Korabi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Tomorit dhe siguroi kalimin në raundin tjetër të Play Off-it për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, duke lënë Beratasit në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm.

Një gol i sulmuesit Segerso Geci në minutën e 41-të të pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes në Peshkopi, me vendasit që më pas menaxhuan mirë rezultatin dhe ia dolën të mbajnë gjallë shpresat për t’u ngjitur në Superiore.

Në raundin tjetër të Play Off-it ka kaluar edhe Apolonia, që fitoi gjithashtu 1-0 ndaj Tërbunit të Pukës dhe do të përballet me Korabin në finalen e Play Off-it për të përcaktuar se cila do të vijojë më tej ëndrrën për t’u ngjitur në elitë.

Fierakët gjetën golin e vetëm me anë të Krasniqit në minutën e 20’ dhe më pas administruan mirë ndeshjen, duke siguruar turin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat