Teuta fiton për Europën

Futboll

Teuta fiton për Europën

Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:26
Hebaj

Teuta fiton për Europën, Kastrioti zyrtarizon përfundimisht qëndrimin në Superiore!

Teuta mori një fitore të rëndësishme në Kamzë përballë Kastriotit, duke u futur në garë për një vend në Europë.

Hebaj ishte ai që vendosi këtë sfidë me një gol të shënuar në minutën e 76’.

Kështu Teuta ngjitet në vendin e 6-të me tre pikë larg Kukësit dhe Vllaznisë.

Ndërsa Kastrioti zyrtarisht qëndron në Superiore, duke përfituar dhe nga humbja e Egnatias ndaj Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat