Roma 58 minuta me një lojtar më shumë por dështon

Futboll

Roma 58 minuta me një lojtar më shumë por dështon

Nga: K. G. Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:44
Venezia

Roma çudit të gjithë, me një lojtar më shumë pr 58 minuta, por barazon (1:1) me të fundosurin Venezia-n, në takimin e javës së 37-të në Serie A.  

Futbollisti Okereke shënoi në minutën e parë duke kaluar në epërsi Venezia-n. Romakët pas shumë përpjekjeve barazuan rezultatin në pjesën e dytë. 

Në minutën e 76-të, Shomurodov realizon për 1:1. 

Mysafirët plot 58 minuta me një lojtar me pak, Kiyineu u përjashtua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla i Romës, u paraqit standard por u zëvendësua në minutën e 46-të. 

Roma mban vendin e gjashtë me 60 pikë, një më shumë se Fiorentina që gjendet në të shtatin por kjo e fundit ka një takim me pak dhe Venezia është në fund me 26 pikë.

Venezia zyrtarisht bie nga liga, ndërsa Roma rrezikon seriozisht të humb vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat