Xhiroja e parafundit në Superligë, këto janë ndeshjet për sot

Futboll

Xhiroja e parafundit në Superligë, këto janë ndeshjet për sot

Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet xhiroja e parafundit e sezonit 2021/22.

Tashmë pothuajse gjithçka veçse është sqaruar, me Ballkanin që është shpallur kampion, kurse Ulpiana dhe Feronikeli janë ekipet që do të garojnë në Ligën e Parë edicionin tjetër.

Por, ka ende çështje të pazgjidhura, sikur ekipi që do të luajë në barazh dhe ekipi i katërt që do të garojë në Evropë.

Drenica – Ballkani, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Malisheva, Ulpiana – Feronikeli, dhe Prishtina – Drita janë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e sotme është pa dyshim Prishtina – Drita, ndonëse gjilanasit veçse e kanë siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League.

Të gjitha takimet nisin nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat