Vlerësimi i mirë për shqiptarin ndaj Liverpoolit

Futboll

Vlerësimi i mirë për shqiptarin ndaj Liverpoolit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 00:02
Vlerësimi i mirë për shqiptarin ndaj Liverpoolit

Pas shumë javësh ku Armando Broja nuk ka lënë shije të mirë te Southampton, këtë herë vjen një vlerësim pozitiv për sulmuesin shqiptar.

“Hampshire” e ka vlerësuar me notën 6, ndryshe nga të gjitha javët e fundit, ku thuajse asnjëherë nuk është kaluar nota 5.5.

Në ndeshjen ndaj Liverpul, Broja arriti të krijonte vështirësi në mbrojtjen kundërshtare.

“U fut disa herë në pozicionet e duhura dhe goli iu mohua nga këmbët e Alison.

Punon shumë në sulm për periudhë të gjatë kohe, duke mbyllur mbrojtësit e Liverpulit. Megjithatë ishte i izoluar në sulm për shumicën dërrmuese të ndeshjes”, shkruhet nga Hampshire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat