Drogba shpenzoi shumë marramendëse për çdo bashkëlojtar të Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012

Futboll

Drogba shpenzoi shumë marramendëse për çdo bashkëlojtar të Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012

Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:28
Chelesa

Më 19 maj të vitit 2012, Didier Drogba luajti një rol kyç kur Chelsea u kurorëzua me titullin e kampionit të Evropës për herë të parë.

Asokohe, Chelsea dukej sikur e kishte humbur finalen kundër Bayern Munichut pas goli të Thomas Muller në minutën e 83’, por Drogba ishte heroi i “Bluve” në atë ndeshje.

Drogba arriti të shënojë një gol të bukur me kokë në minutën e 88’ vetëm për ta dërguar ndeshjen drejt vazhdimeve, e më pas në penallti.

Pas afro gjashtë muaj pas asaj nate të famshme në Mynih, Drogba ftoi të gjithë ish-shokët e tij të skuadrës për darkë në hotelin “Wyndham” në Chelsea Harbour.

Por, kjo nuk ishte ndonjë darkë e thjeshtë, pasi që Drogba i dha secilit prej ish-bashkëlojtarëve të tij një unazë të personalizuar për të përkujtuar triumfin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe po ashtu, ai i dhuroi çdo anëtari të stafit të skuadrës nga një orë.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, Drogba pagoi rreth 943,000 euro për dhuratat në fjalë.

Më poshtë mund të gjeni foto të dhuratave të Drogbas drejt skuadrës së tij për triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat