Salah, tjetër mesazh për finalen e Parisit

Futboll

Salah, tjetër mesazh për finalen e Parisit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:42
Salah, tjetër mesazh për finalen e Parisit

Pas humbjes së titullit, Mohamed Sallah donte të tregonte ambicien e tij dhe gjithashtu të dhomës së zhveshjes së Liverpullit. Humbja dhemb, por nuk e ndryshon planin për të fituar të shtatin trofe në Ligën e Kampionëve për skuadrën nga “Anfilld Roud”.

“Ky sezon nuk ka përfunduar ende”, – ka shkruar egjiptiani në llogarinë e tij në Tuitter, duke paralajmëruar të gjithë ata që besojnë se do të dorëzohen në finalen e Parisit.

Liverpulli përjeton një sezon të jashtëzakonshëm. Edhe pse titulli i Premier Lgë u shpëtoi në momentin e fundit, 23 golat e tij e bëjnë Mohamed Sallahun, golashënuesin më të mirë në kompeticion.

Ai gjithashtu shtoi “FA Cup” dhe “Carabao Cup” në këtë sezon, ndërsa shpreson të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve, të dytë personal për të kurorëzuar një sezon prej 31 golash dhe 15 asistesh me një titull të mrekullueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat