Dinamo luan sfidën e fundit në Kategorinë Superiore

Futboll

Dinamo luan sfidën e fundit në Kategorinë Superiore

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:59
Dinamo luan sfidën e fundit në Kategorinë Superiore

Dinamo e Tiranës luan sfidën e fundit në Kategorinë Superiore!

Dinamo ndahet sot me Superioren, ku nuk mundi të qëndronte më shumë se një sezon.

Një dështim i madh për kryeqytetasit, të cilët e nisën kampionatin me pretendime të tjera, duke investuar jo pak.

Ndeshja me Egnatian në Rrogozhinë është formale, por drejtuesit blu duan që skuadra ta respektojë edhe këtë 90-minutësh të fundit.

Më shumë në kampin dinamovit po mendohet për sezonin e ri, aq më tepër që ka pasur zhvillime të rëndësishme ditët e fundit. Janë disa çështje që duhet të marrin zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat