Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:19
Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës

Liridon Leci duke festuar një gol të Dritës në derbi ndaj Gjilanit përballë 'Skifterave'

Ish-futbollisti i shumë skuadrave përfshirë këtu edhe Llapin e Dritën, Liridon Leci ka deklaruar për Kanal 10 se trofeun e Kupës shpreson që ta fitoj skuadra e Dritës.

“Shpresoj që Kupa e Kosovës të shkoj në Gjilan. Kur them në Gjilan, kuptohet që te skuadra e Dritës”, ka thënë Leci.

Leci padyshim që është një nga lojtarët më të preferuar te Intelektualët, derisa ishte një ndër lojtarët kyç në sukseset e Dritës.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Dritës luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leci ka fituar dy herë titullin me skuadrën e Dritës dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa me Llapin fituan trofeun e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, ku pas finales Leci i dha fund karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat