Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi

Futboll

Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:40
Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi

Sportistja e re italiane, Lara Colturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit shprehet përmes një reagimi se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ndërkohë pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive. Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Çuçi.

“Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Colturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive. Me kombësi dhe gjithashtu shtetësi italiane, Lara është një sportiste plot talent dhe shumë premtuese, me të cilën Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë një kampione olimpike.

Edhe nëna e Larës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike në sportin e skive, tashmë do të drejtojë ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë. Një falënderim i veçantë për “kumbarin” e kësaj iniciative, presidentin e Federatës së Skive, Elvis Toçi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Falë vendosmërisë së tyre dhe kontributit të çmueshëm kjo nismë u kurorëzua me sukses. Mbarë e mirë në karrierën tuaj tashmë për flamurin kuqezi dhe ta gëzoni pasaportën shqiptare”, shprehet Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat