Jashari shënon, Bislimi asiston në ndeshjen e veçantë të Zvicrës

Futboll

Jashari shënon, Bislimi asiston në ndeshjen e veçantë të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:00
Jashari shënon, Bislimi asiston në ndeshjen e veçantë të Zvicrës

Katër shqiptarë paraqiten titullarë për Schaffhausen-in, e cila si vendas ndahet baras (2:2) me Luzernin, në takimin e parë të play-autit.

Në ndeshjen e kthimit do të dihet se a do të mbetet Luzern në elitën e futbollit zviceran apo Schaffhausen do të rikthehet pas një kohe.

Në minutën e 54-të, Ardon Jashari shënoi për epërsinë (1:2) të Luzernit dhe Uran Bislimi asistoi në golin e parë të Schaffhausen-ut në minutën e 14-të.

Për Schaffhausen shënuan Bobadilla (14'), Del Toro (71') dhe për Luzernin Schulz (4'-nga penalltia) e Jashari (54').

Uran Bislimi, Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi, Bujar Lika, luajnë standardë për Schaffhausen-in. Hamdiu u zëvendësua në minutën e 62-të e Krasniqi në atë të 84-tën. Jashari luajti tërë takimin për Luzernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat