Manaj ka mbyllur me nota pozitive sezonin në Serie A

Futboll

Manaj ka mbyllur me nota pozitive sezonin në Serie A

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:53
Manaj ka mbyllur me nota pozitive sezonin në Serie A

Rei Manaj ka mbyllur me nota pozitive sezonin në Serinë A.

Megjithëse nuk ka gjetur shpesh rrugën e rrjetës, sulmuesi shqiptar ishte një element i rëndësishëm për Specian. I palodhur dhe me shpirt luf.tarak, Manaj i ka bindur të gjithë në klubin ligurian.

Lojtari 24-vjeçar ndihet mirë me “shqiponjat“ dhe dëshiron të qendrojë përsëri në radhët e tyre, por problem bëhet rroga e tij. Vetë sulmuesi theksoi se Specia duhet të bëjë një sakrificë ekonomike për të siguruar shërbimet e tij edhe për të paktën vitin tjetër.

Klubit italian i duhet të paguajë 2.7 milionë euro për të blerë kartonin nga Barcelona.

Deri këtu gjtihçka është në rregull. Problemi qendron te paga vjetore e Manajt. Ky i fundit përfiton 1.5 milionë euro në sezon, rrogë të cilën për këtë sezon e ka paguar Barcelona, por që për Specian është e vështirë të përballohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat