Skuadra e Trepçës’89 është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën U19.
Për klubin mitrovicas kjo është hera e parë që ka arritur ta fitojë titullin në këtë grupmoshë.
Skuadra e drejtuar nga Seidi Onbashi e ka mbyllur kampionatin me 24 fitore, 1 barazim e 5 humbje, duke e fituar me plot meritë epitetin e kampionit në këtë nivel të garave.
Trepça’89 e siguroi titullin dy javë para përfundimit të kampionatit, me fitoren 4:2 ndaj Ferizajt, kur edhe u kurorëzua me trofe, teksa sot në ndeshjen përmbyllëse të edicionit pësoi humbje nga Prishtina (3:4), e ku trajneri Onbashi inkuadroi në lojë disa prej lojtarëve që kishin pasur më pak hapësirë gjatë këtij kampionati.