Ardian Hasani i pandalshëm, shënuesi më i mirë e kampion me ekip!

Futboll

Ardian Hasani i pandalshëm, shënuesi më i mirë e kampion me ekip!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:48
Ardian Hasani i pandalshëm, shënuesi më i mirë e kampion me ekip!

Mitrovica si gjithmonë ka dhënë dhe po jep emra të spikatur të futbollit. 

Një emër që po vjen është edhe talenti Ardian Hasani, i cili po luan me sukses në radhët e kampionit të ri Trepça ’89 nga Mitrovica dhe për të rinjtë e Kombëtares së Kosovës.

Hasani është motor i ekipit dhe dëshmia më e mirë është se ka shënuar gjithsej 28 gola për 30 ndeshje sa janë zhvilluar në Superligën U-19.

Image

Qendërsulmuesi është i lumtur deri në pikën e fundit, që me ekipin e Trepçës ’89 janë kampion duke tubuar gjithsej 73 pikë.

“Ndihem shumë i privilegjuar e falënderoj ekipin në tërësi gjithashtu stafin e trajnerëve sepse pa ta ky sukses nuk do të ishte i arritshëm”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Cilat janë synimet tuaja në të ardhmen?

“Momentalisht jam i fokusuar në ekipin tim aktual Trepça ‘89 por synimet e mija janë që në të ardhmen të mund të luaj në një ekip europian”, përgjigjet qendërsulmuesi.

Është sulmues i pakapshëm për mbrojtjen e skuadrave rivale.

Shpejtësia dhe teknika e tij janë arma më e fortë, madje shënon gola nga pozitat më të vështira siç quhen në zhargonin sportiv këndi i vdekur. 

Hasani tregon edhe si i lindi ideja të merret me lojën më të popullarizuar në botë, që sot i jep emocione në fushën e lojës:

“Që nga mosha 4 - vjeçare jam marr me futboll, fillimisht në lagje duke luajtur, pastaj me iniciativë te babait dhe vëllait jam regjistruar në klubin Trepça ‘89 ku nga atëherë[ vazhdoj t’i mbroj ngjyrat e ekipit tim”.

Skuadra e drejtuar nga Seidi Onbashi e ka mbyllur kampionatin me 24 fitore, 1 barazim e 5 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat