Tifozët sulmojnë lojtarët pas rënies nga liga

Futboll

Tifozët sulmojnë lojtarët pas rënies nga liga

Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:55
Tifozët sulmojnë lojtarët pas rënies nga liga

Tjetër çmenduri e tifozëve në Francë, këtë herë në stadiumin “Geoffroy-Guichard” të St. Ettiene, me fansat vendas që nuk e përballuan aspak rënien një kategori më poshtë të ekipit të tyre dhe pushtuan dhunshëm fushën.

Tifozët e irrituar hodhën tymuese të shumta dhe ndoqën futbollistët deri në tunelet e dhomave të zhveshjes, duke krijuar një situatë vërtetë shqetësuese dhe të frikshme në stadium.

Menjëherë pas penalltisë vendimtare, që çoi Auxurre në Ligue 1 dhe St. Ettiene në kategorinë e dytë, fansat vrapuan drejt fushës, duke ndjekur sa futbollistët vendas, aq edhe ata kundërshtarë, e duke e kthyer stadiumin në një arenë të vërtetë.

Skuadra që bashkë me PSG-në kanë fituar më shumë tituj në Francë, plot 10 të tillë, nuk ia ka dalë në sfidën Play Out ndaj Auxurre, pasi është mposhtur me penallti dhe ka zbritur një kategori më poshtë.

Pas një sezoni mjaft zhgënjyes, St. Ettiene ia doli ta mbyllë në vendin e 18, duke marrë pjesë në Play Out, ku në ndeshjen e parë mori një barazim 1-1, që u përsërit edhe mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kthimit në “Geoffroy-Guichard”.

Për të përcaktuar fituesen, dy skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku për St. Ettiene gaboi Boudebouz në tentativën e parë, ndërsa më pas shënuan të gjithë lojtarët, por festa ishte për Auxurre, që siguroi rikthimin në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat