Ministri francez fajëson mijëra tifozë të Liverpool-it pa bileta për kaosin

Futboll

Ministri francez fajëson mijëra tifozë të Liverpool-it pa bileta për kaosin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 23:44
Ministri francez fajëson mijëra tifozë të Liverpool-it pa bileta për kaosin

Autoritetet franceze po fajësojnë ‘mijëra tifozë pa bileta të Liverpool-it’ për kaosin në Stade de France gjatë finales së Ligës së Kampionëve të shtunën në mbrëmje.

Fillimi i ndeshjes u vonua me 36 minuta pasi shumë tifozë të Liverpool nuk mundën të futeshin brenda stadiumit dhe u lanë në një situatë të rrezikshme jashtë.

Policia franceze është kritikuar ashpër për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj tifozëve të Liverpool-it, përfshirë fëmijët, të cilët nuk përbënin asnjë kërcënim dhe thjesht prisnin të kalonin nga porta e tyre.

Vendasit pa bileta u panë gjithashtu mes turmave që përpiqeshin të shmangnin sigurinë, ndërsa të tjerët me bileta të ligjshme nuk mundën të zinin vendet e tyre deri në fund të pjesës së parë.

Por ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin postoi në Twitter se “mijëra “tifozë” britanikë pa biletë ose me bileta false, kanë hyrë me forcë dhe kanë sulmuar stjuardët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat