Origi konfirmon largimin nga Liverpool

Futboll

Origi konfirmon largimin nga Liverpool

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:39
Divock Origi

Divock Origi do të largohet nga Liverpool.

Sulmuesi belg ka arritur në fundin e kontratës së tij me Liverpool dhe mes palëve nuk do të ketë një marrëveshje të re.

Lojtari ka njoftuar edhe përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Twitter’ për largimin nga Liverpool.

“Ishte një rrugëtim special, Liverpool. YNWA (You’ll Never Walk Alone), ka shkruar ai.

Origi pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit, si lojtar i lirë.

Belgu, sipas mediave italiane do t’i kryej testet mjekësore gjatë kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat