Shefi i City: Nuk i bëjmë presion Guardiolas për kontratën e re

Futboll

Shefi i City: Nuk i bëjmë presion Guardiolas për kontratën e re

Më: 31 maj 2022 Në ora: 00:58
Pep Guardiola

Shefi i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak ka thënë se nuk po e nxitojnë Pep Guardiolan për kontratën e re.

Trajneri spanjoll ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Manchester City deri në fund të sezonit tjetër dhe ka thënë paraprakisht se nuk do të mendojë për kontratë tjetër deri në vitin 2023.

Khaldoon është gati t’ia respektojë këtë qëndrim trajnerit dhe të mos i bëjë presion për kontratë të re.

“Nuk ka nevojë t’i japim presion shtesë Pepit, ai i vendos vetës mjaftueshëm presion”.

“Përkundrazi, tentoj t’ia heq presionin”, shtoi ai.

“Pep nuk ka qëndruar kurrë në ndonjë klub aq gjatë sa qëndroi këtu. Po futemi në vitin e shtatë. Po arrijmë gjëra të mira së bashku dhe këtë bisedë do ta bëjmë kur të jetë koha e duhur”, shtoi mes tjerash ai.

Thuhet se pronari i Man City, Sheikh Mansour dëshiron ta mbajë Guardiolan pasi i pëlqen filozofia e lojës së spanjollit, por edhe projektet fituese që ai ka në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat