Duro me grup të plotë në finalen e Kupës

Futboll

Duro me grup të plotë në finalen e Kupës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 12:18
Duro me grup të plotë në finalen e Kupës

Laçi u ka dhënë fund përgatitjeve për finalen e Kupës, ku në seancën e fundit që u zhvillua në kompleksin “Internacional” skuadra ka pasur edhe mbështetjen e një grupi tifozësh kurbinas.

Trajneri Duro e ka të plotë grupin për duelin me Vllazninë, ndaj mundësitë e përzgjedhjes së formacionit janë të shumta. Ekipi është grumbulluar prej 3 ditësh për finalen.

Klubi dhe bashkia Kurbin kanë përpiluar një plan organizativ për tifozët, ku janë vendosur 10 autobusë falas.

Madje, tifozët që do të vijnë me autobusët nga Laçi do të përfitojnë edhe biletën falas nga drejtuesit për të hyrë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat