Tebas: Klubi nuk mund të firmosë me të tani...

Futboll

Tebas: Klubi nuk mund të firmosë me të tani...

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:30
Tebas: Klubi nuk mund të firmosë me të tani...

Robert Lewandowski e tha përfundimisht ditën e djeshme që nuk dëshiron të jetë më pjesë e Bayern Munich, teksa prej javësh është raportuar për një kalim të mundshëm të polakut te Barcelona.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i La Liga-s, Javier Tebas, i cili tha për “Europa Press” se Barça nuk mund të firmosë me sulmuesin tani.

“Për momentin Barça nuk mund të firmosë me të por klubi “blaugrana” e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë”-deklaroi Tebas.

Këto deklarata vijnë pasi drejtuesit e Bayernit nuk pranojnë që polaku të largohet nga klubi pa i përfunduar kontrata, e cila skadon në verën e 2023-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat