As Bayern dhe as Barcelona...

Futboll

As Bayern dhe as Barcelona...

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:08
As Bayern dhe as Barcelona...

E ardhmja e Robert Lewandowski-t mbetet akoma e paqartë. Vetë lojtari ka thënë të hënën se nuk ka më ndërmend të luajë me Bayern-in, ndërsa klubi është përgjigjur duke i kujtuar se duhet të respektojë kontratën (deri në 2023-shin).

Tani ka ardhur edhe mendimi i trajnerit të Polonisë, Czeslaë Michniewicz, i cili ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të tij në prag të fillimit të Nations League.

Në të kaluarën, vetë Michniewicz ka folur për mundësinë që ta shikonte Lewandowski-n te Barcelona, por tani duket se ka ndërruar mendim.

“Do të doja ta shikoja Robert Lewandowski-n te Liverpool-i.

Unë jam një tifoz i Të Kuqve, kështu që do të më pëlqente ta shihja atje”, ka thënë tekniku.

Fjalë këto që kanë bërë të ëndërrojnë tifozët angleze, që urojnë të kenë mundësinë ta shikojnë polakun në qendër të sulmit të tyre sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat