PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

Futboll

PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:38
PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

Pasi ka zyrtarizuar qëndrimin e Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain mund ta planifikojë sezonin e ardhshëm me më shumë qetësi.

Klubi parizien njoftoi mëngjesin e sotëm se Nuno Mendes ka nënshkruar me të deri në vitin 2026.

Mbrojtësi u bashkua me PSG-në në verën e vitit të shkuar në formë huazimi nga Sporting, ndërsa tashmë klubi parizien ka vendosur të blejë kartonin e 19-vjeçarit për 40 milionë euro.

Mendes shihet si një nga futbollistët e rinj më premtues në skenën europiane, ndaj PSG-ja vendosi që ta mbajë Paris. 19-vjeçari është edhe pjesë e kombëtares portugeze, me të cilën ai ka luajtur të paktën 13 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat