Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë

Futboll

Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:03
Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë

Ekspedita e Maqedonisë niset nga Shkupi drejt Bullgarisë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, të enjten do nis garat në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Futbollistët e Maqedonisë me disponim pozitiv u nisën nga aeroporti në Shkup, duke theksuar se i pret një rrugë e gjatë në ciklin e ri eliminator. Mirëpo të gjithë besojnë se do jetë më ndryshe dhe se kanë edhe më shumë eksperiencë.

Ekspedita e Maqedonisë zbarkon rreth orës 17.00 në Varna, pas së cilës drejtohet kah Razgrad, aty ku pritet të zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjen zyrtare, më 2 qershor, në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat