Ederson mungon në dy ndeshjet e Brazilit

Futboll

Ederson mungon në dy ndeshjet e Brazilit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:22
Ederson

Portieri brazilian, Ederson, do të mungojë për Brazilin në dy ndeshjet e ardhshme që kombëtarja e tij do t’i luajë gjatë muajit që vjen. 

E gjitha kjo për shkak të një lëndimi të marrë në këmbën e majtë së fundi në stërvitje.

Lajmin e bënë të ditur mediet në Brazil që theksuan se “Seleçao” duhet t’i bëjë llogaritë pa portierin.

Kjo mungesë nuk pritet të jetë ndonjë problem i madh për selektorin Tite, i cili ka në dispozicion edhe portierë të tjerë cilësorë që mund ta zëvendësojnë 28-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat