E fundit, Blendi Baftiu largohet nga Ballkani

Futboll

E fundit, Blendi Baftiu largohet nga Ballkani

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:55
Blendi Baftiu

Tashmë është zyrtare se mesfushori ofanziv i Ballkanit, Blendi Bafti, është larguar nga skuadra e Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi suharekas, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Baftiu qëndroi të kampionët kosovarë për 4 vite, aty ku mori epitetin e njërit prej lojtarëve më premtues për të ardhmen.

Sipas njoftimit të klubit, ishte dëshira e lojtarit për të ndërruar ambient, pas disa viteve fantastike me skuadrën e Ilir Dajës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të klubit.

Faleminderit Blendi Baftiu

Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.
Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë
Po largohet si kampion
Skuadra e falenderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!
Të priftë e mbara Blendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat