Afrim Muçiqi i drejtohet Josës: Urime trajneri me i mirë shqiptar, me ke bind... 

Futboll

Afrim Muçiqi i drejtohet Josës: Urime trajneri me i mirë shqiptar, me ke bind... 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2022 Në ora: 23:20
Majtas është Avni Durmishi, në mes Mirel Josa dhe në të djathtë Afrim Muçiqi

Afrim Muçiqi e njeh si paranë e kuqe trajnerin më të suksesshëm shqiptar, Mirel Josën.

Josa sonte me Vllazninë e Shkodrës fituan trofeun e çmueshëm, Kupën e Shqipërisë dhe siguruan biletën për në garat evropiane.  

Këngëtari i mirënjohur, Muçiqi, një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me Josën, në kohën kur ishte nënkryetar i klubit më të trofeshëm në vendin tonë, Prishtina.

Josa për disa vite ka drejtuar me sukses FC Prishtinën. 

Muçiqi e uron Josën dhe thotë se është trajneri më i mirë shqiptar.

“Urime trajneri me i mirë shqiptar për mu, me ke bind edhe gjatë kohë sa kemi punuar se bashku që jeni trajner me kulturë të lartë sportive, këtë e dëshmove edhe sonte në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Të uroj sukses dhe fat në garat e Evropës”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Vllaznia e mposhti me rezultat 2:1 Laçin, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat