Vinicius: Ia dolëm vëlla!

Futboll

Vinicius: Ia dolëm vëlla!

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:29
Vinicius: Ia dolëm vëlla!

Para disa ditëve, Real Madrid fitoi për herë të 14-të në histori Champions League teksa mposhti me rezultatin 1-0, Liverpoolin.

Në stadiumin Stade De France, festa e lojtarëve madrilenë ishte legjitime, ndërsa atyre iu bashkua edhe një youtuber i famshëm, Daniel Jarvis. Ky i fundit, ka publikuar një video në të cilën tregon hap pas hapi mënyrën se si ia doli t’i shpëtonte personave të sigurisë dhe të futej në fushë për të takuar lojtarët e Realit.

Fillimisht, Jarvis është shtirur si një person që punonte në media duke u afruar me fushën dhe kameramanët të cilët qëndronin pas saj ndërsa më pas ndryshoi stil duke veshur uniformën e Real Madrid. Në këtë formë, pa u vënë re nga policët dhe punonjësit e sigurisë së stadiumit, Jarvis u fut në fushë dhe i shkon pranë Vinicius Junior duke i thënë; “Ia dolëm vëlla”.

Por, Jarvis nuk u ndal me kaq pasi takoi edhe Casemiron, Hazard dhe Militaon para se më në fund të vihej re nga forcat e sigurisë në Stade De France. Ndërkaq, për Jarvis nuk është hera e parë që bën të tilla aventura, pasi në tetorin e vitit të kaluar ia doli të rreshtohej pranë yjeve të regbisë neozelandezë duke kaluar të gjithë rrjetin e sigurisë në stadiumin e Cardiff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat