Partizani zyrtarizon Elton Marinin si drejtor sportiv

Futboll

Partizani zyrtarizon Elton Marinin si drejtor sportiv

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:32
Partizani zyrtarizon Elton Marinin si drejtor sportiv

Partizani ka zyrtarizuar pak minuta më parë drejtorin sportiv. Një lëvizje surprizë, teksa të gjithë emrat e përmendura hidhen poshtë dhe postin e merr Elton Marini, i cili ka sjellë Ekubanin dhe Skukën tek të kuqtë.

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve.

Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat