Despodov: Nuk e humbim besimin

Futboll

Despodov: Nuk e humbim besimin

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:58
Despodov: Nuk e humbim besimin

Sulmuesi i kombëtares së Bullgarisë, Kiril Despodov në paraqitjen para mediave vendore potencoi se është opitimist për rezultat pozitiv në fillim të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

"Në parim, fanella e kombëtares rëndon gjithmonë, por të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të vendosim zemrën në fushë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndeshjen e nesërme , se do të jetë një derbi i fortë dhe më i zgjuari në ndeshje, shpresoj të jemi ne dhe jam i sigurt që do të jemi ne, do të fitojmë. Gjëja më e rëndësishme është të luajmë me zemër, me shpirt dhe të marrim tre pikët.

Kemi luajtur shumë ndeshje kontrolluese dhe kualifikime. Mendoj se skuadra është gati dhe është koha për tu ngjitur shkallëve të ardhshme dhe për të kërkuar rezultate. Ne duhet ti themi vetes se duhet të jemi të qetë dhe pa tension.

Jam dakord që të gjithë janë të fokusuar vetëm te Maqedonia, por kemi edhe 3 ndeshje shumë të rëndësishme. Shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe njerëzit të na mbështesin për t’i gëzuar me fitore. Ju të gjithë i dini kushtet këtu. Nuk kam çfarë të komentoj për to.

Të them të drejtën, pak a shumë isha i pushuar. Por ky është profesioni ynë dhe ne e dimë se çfarë kërkohet nga ne. Në përgjithësi, pjesa tjetër nuk më emocionon, më emocionon të bëj ndeshje të forta. Të gjithë njerëzit në Bullgari e meritojnë dhe meritojnë të jenë të lumtur.

Nëse kritikët janë njerëz të futbollit dhe e kuptojnë futbollin, ne e pranojmë. Mund të flas shumë për kritikët. Besimi nuk duhet të bjerë kurrë, në emër të skuadrës mund të them se kemi besim dhe më e rëndësishmja është të luajmë me besim”, tha Despodov.

Sfida Bullgari – Maqedoni, zhvillohet më 2 qershor, në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat