Bale dhe Isco largohen nga Real Madridi

Futboll

Bale dhe Isco largohen nga Real Madridi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:44
Bale dhe Isco largohen nga Real Madridi

Real Madridi ka njoftuar se Gareth Bale dhe Isco janë larguar zyrtarisht nga klubi mbretëror.

Lajmi u konfirmua nga vet klubi nëpërmjet komunikatave të lëshuara në faqen zyrtare.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Gareth Bale, një lojtar që tashmë është pjesë e legjendës së këtij klubi përgjithmonë” thuhet fillimisht në komunikaten e klubit.

“Që nga ai 2 shtator 2013 kur mbërriti në Real Madrid në moshën 24-vjeçare, ai ka jetuar në këto nëntë vite një nga kohët më të ndritura në historinë tonë. Gjatë kësaj kohe në të cilën ka mbrojtur fanellën dhe mburojën e Real Madridit, ai ka fituar 19 tituj: 5 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle. Në baza individuale, ai u emërua lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve 2018 dhe fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube po atë vit.

“Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mire”, thuhet ndër të tjera në komunikate.

Me Balen, është larguar edhe mesfushori, Francisco Alarcon apo i njohur si “Isco”.

Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Francisco Alarcón 'Isco', i cili në këto nëntë vite në të cilat ai ka mbrojtur simbolin tonë dhe fanellën tonë ka arritur të bëhet legjenda e klubit tonë.

Ai mbërriti në Real Madrid kur ishte vetëm 21 vjeç dhe gjatë kësaj kohe ai ka jetuar një epokë që do të mbetet në kujtesën e të gjithë tifozëve madrilen dhe të gjithë tifozëve të futbollit. Isco ka fituar 19 tituj në një karrierë të shkëlqyer me ekipin tonë: 5 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle. Përveç kësaj, ai u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës Evropiane 2017.

Futbolli i tij ka lënë gjurmë te të gjithë madrilenët që kanë ndarë këtë rrugë të gjatë plot suksese me momente të mrekullueshme të paharrueshme me të.

Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mire”, thuhet në komunikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat