Mbappe, “kapet” në shoqëri të supermodeles

Futboll

Mbappe, “kapet” në shoqëri të supermodeles

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:20
Mbappe, “kapet” në shoqëri të supermodeles

Sulmuesi i Paris Sen Zhermenit është kapur në Kanë, gjatë një feste bamirësie, në shoqërinë e supermodeles Stella Maxëell. Në disa foto të publikuara në Instagram, modelja puth futbollistin në faqe dhe më pas të dy pozojnë së bashku si një çift i vërtetë.

-Për momentin nuk dihet më shumë. Në fund të fundit Mbappé ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Flirt apo thjesht miqësi? Ndër të tjera, Maxëell nuk është e re për thashethemet rozë…

E lindur në vitin 1990, Stella Maxëell është një modele e rritur mes Belgjikës dhe Zelandës së Re.

Si adoleshente u transferua në Britaninë e Madhe, ku filloi një karrierë vezulluese në botën e modës. Ajo ka qenë prej kohësh një nga ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret. Është e njohur për fansat e thashethemeve me disa histori dashurie me yjet e muzikës dhe filmit ndërkombëtar.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, lojtari francez pranoi: “Jam shumë i lumtur në jetën private dhe kjo ka ndikim vendimtar. Është gjëja më e rëndësishme dhe më ndihmon të bëj mirë në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat