Del kundër Bayernit

Futboll

Del kundër Bayernit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:11
Del kundër Bayernit

Korentin Toliso do të largohet nga klubi në verë si transferim i lirë pas 5 vitesh në Mynih. Largimi ka qenë i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe zhgënjyes për francezin Toliso.

Të hënën, klubi bavarez njoftoi se mesfushori do të largohej falas nga klubi në verë.

Sipas “Sport1”, trajneri Julian Nagelsman donte ta mbante atë dhe i kërkoi klubit që t’ia zgjaste kontratën atij. Por drejtuesit kishin një mendim të ndryshëm për shkak se lojtari ishte i prirur për dëmtime.

Në një intervistë për “L’Equipe”, francezi shpjegon ndarjen e opinioneve mes klubit dhe Nagelsmanit: “Në klub vendimet për lojtarët merren nga drejtuesit dhe nga trajneri.

Nuk luajtëm sezonin më të mirë të mundshëm. Unë nuk mendoj se menaxheri ka pasur ndikim të mjaftueshëm në atë kontekst për të thënë se ‘dua ta mbaj këtë lojtar’.

Dhe e kuptoj këtë vendim”. Francezi thekson gjithashtu se klubi kishte një diskutim me Tolison për të mos marrë një buqetë me lule siç bëri Niklas Zyle në ndeshjen e tij të lamtumirës, në atë moment ai nuk e dinte ende vendimin e klubit.

Sipas Tolisos, klubi nuk i kishte komunikuar asgjë për tri javë:

“Ne kishim rënë dakord me përgjegjësit që të mos merrja një buqetë me lule si Niklas në ndeshjen e fundit. Nuk e dija ende vendimin e Bajernit.

Nuk kisha dëgjuar asgjë prej tyre për tri javë, i kërkova agjentit tim t’i telefononte dhe vendimi u mor”.

Gjithsesi, në faqen zyrtare të klubit gjerman, Salihamixhiç dhe Kahn falënderuan Tolison për kontributin që ai kishte dhënë në pesë vitet e tij me Bajernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat