Scaloni futet në historinë e Argjentinës

Futboll

Scaloni futet në historinë e Argjentinës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:33
Scaloni futet në historinë e Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 3-0 me golat e Lautaros, Di Maria dhe Dybala.

Argjentina u bë fituesja e partë e trofeut “Finalissima” dhe ndeshja ishte jashtëzakonisht dhe padyshim e njëanshëme, ku Messi me shokë dominuan ndeshjen.

Me këtë trofe dhe me këtë fitore, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka parakaluar legjendën Alfio Basile, duke arritur të luajë 32 ndeshje radhazi dhe të mos humbi asnjë, pasi 21 ndeshje janë fitore dhe 11 barazime.

Rekordin dikur e mbante Basile, në vitet 1991 dhe 1993, duke regjistruar 31 ndeshje pa humbje, por Scaloni tashmë ka hyrë në historinë e Argjentinës me 32 ndeshje pa humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat