Nga Tirana në Rumani

Futboll

Nga Tirana në Rumani

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:59
Nga Tirana në Rumani

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej disa javësh nga SuperSporti, Erjon Hoxhallari është transferuar tek Uta Arad, në Rumani.

Klubi rumun ka bërë paraditen e kësaj të enjteje edhe prezantimin zyrtar të Hoxhallarit, që në këtë mënyrë i jep lamtumirën Tiranës pas 7 viteve me fanellën bardheblu, aventurë që e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur lart trofeun e Kampionëve të Shqipërisë në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

Detaj ky që natyrisht nuk anashkalohet as në prezantimin zyrtar të klubit rumun, me komunikatën e Uta Arad ku shkruhet:

“Mëngjarashi mund të mbulojë dy role, të mbrojtësit të qendrës dhe anësorit, dhe vjen në skuadrën tonë pasi u shpall kampion i Shqipërisë me KF Tiranën.”

Në njoftimin e Uta Arad theksohet se Hoxhallari është një produkt i Tiranës, ku ka luajtur që nga viti 2011 me përjashtim të një sezoni tranzicioni te Teuta si dhe është lojtar i Kombëtares Shqiptare, i grumbulluar aktualisht për ndeshjet e Nations League me Islandën dhe Izraelin.

Në këtë mënyrë Hoxhallari kompleton një transferim të rëndësishëm për karrierën e tij, të Uta Arad, aty ku gjen një njohje të vjetër, Idriz Bathën, bashkë me të cilin fitoi 2 vite më parë titullin kampion me bardheblutë. 

Largimi i tij ishte paralajmëruar prej kohësh dhe në konsensus me klubin e Tiranës, pasi në kontratën me bardheblutë kishte dhe një klauzolë për të mos penguar largimin e tij në rast të një oferte nga jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat