Vrioni: Ja ku dua të luaj sezonin e ardhshëm

Futboll

Vrioni: Ja ku dua të luaj sezonin e ardhshëm

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:56
Vrioni: Ja ku dua të luaj sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni kaloi një sezon shumë të mirë me WSG Tirol ku ndodhej në formë huazimi, në Austri ku fitoi edhe “Këpucën e Artë”.

23-vjeçari ka folur së fundmi për të ardhmen, ndërsa ndodhet në Shqipëri, ku është i grumbulluar me përfaqësuesen “kuqezi” për ndeshjet e Nations League.

Vrioni ka theksuar në një intervistë për “Tuttosport” se ai dëshiron të kthehet te Juventus dhe jo në formacionin B, por në ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”.

“Qëllimi im është të kthehem te Juventus, tani ndihem më i gatshëm dhe më i pjekur. Do të shohim se çfarë do të vendosin drejtuesit dhe agjenti im Silvio Pagliari.”-tha ai.

Më tej shqiptari foli për sulmin e Juventusit në sezonin që u mbyll dhe theksin e vendosi te Vlahoviq, për të cili deklaroi se e godet me ligësi portën.

“Vlahovic godet me ligësi kur ndodhet para porte. Pa atë frymë nuk shënon dot 24 gola në Serie A.“-u shpreh ndër të tjera Giacomo Vrioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat