Shuhen dilemat për Vllazninë

Futboll

Shuhen dilemat për Vllazninë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:11
Shuhen dilemat për Vllazninë

Vllaznia fitoi para disa ditësh për të dytin edicion me radhë Kupën e Shqipërisë teksa mposhti në finalen e zhvilluar në Air Albania, Laçin me rezultatin 2-1 (pas kohësh shtesë, 90-minutat përfunduan me rezultatin 1-1).

Falë trofeut të dytë për nga rëndësia në vend, shkodranët fituan të drejtën për t’u përfaqësuar në Europë, më saktë në kompeticionin më të ri, Conference League.

Por, kishte një “fije” dyshimi nëse kuqeblutë do ta nisnin aventurën nga turi i dytë apo nga turi i parë, pasi në këtë edicion klubet ruse janë të përjashtuara nga kompeticionet europiane.

Megjithatë, tabela e pasqyruar nga ana e UEFA-s i jep fund të gjitha dyshimeve rreth turit ku do të nisë garën Vllaznia ndërsa në të tregohet qartësisht se Shqipëria si kampionat renditet në vendin e 41-të dhe në këtë formë, kuqeblutë janë të detyruar ta nisin garën nga turi i parë kualifikues i Conference League, ashtu siç do të bëjnë edhe Laçi me Partizanin që kualifikimin e siguruan përmes renditjes së kampionatit.

Nga ana tjetër, Tirana si fituese e Superiores në këtë sezon, merr pjesë në Champions League dhe e nis rrugëtimin në kompeticionin prestigjioz po nga turi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat