“Dardanët” fillojnë Ligën e Kombeve si mysafirë kundër Qipros, ja formacionet zyrtare

Futboll

“Dardanët” fillojnë Ligën e Kombeve si mysafirë kundër Qipros, ja formacionet zyrtare

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:21
Ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, ku zhvillon ndeshje si mysafire kundër Qipros.

Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore.

Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret tani kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Qipro (3-5-2): Michael; Panayiotou, Gogic, Kyriakou; Ioannou, Papuolis, Kastanos, Artymatas, Antoniou; Sotiriou, Tzioni

Kosova (4-3-3): Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Idrizi, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat