Kosova superfuqi për Qipron në Larnaca, tifozët vendas ikin më herët!

Futboll

Kosova superfuqi për Qipron në Larnaca, tifozët vendas ikin më herët!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:45 Përditësuar në ora: 20:25 më 02.06.2022
Kosova

Zhegrova: Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore

I përzgjedhur titullar nga trajneri Giresse, Edon Zhegrova ishte kërcënimi numër një për Qipron dhe ia doli të shënojë edhe golin e dytë, nëpërmjet një aksioni personal, ku nxori në pah cilësitë e tij teknike.

Pas ndeshjes Zhegrova nuk e fshehu kënaqësinë për golin, megjithatë tha se prioritet për të ka fakti që skuadra e nisi edicionin me një fitore në transfertë.

“Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore, pasi ishte ndeshja e parë e edicionit. Më pas sigurisht që gëzohem edhe më shumë kur ndihmoj skuadrën me gola apo me asiste”, tha Zhegrova.

Ajo që bënte përshtypje, ishte që Zhegrova zbriti në fushë me numrin 9 në shpinë, teksa arsyen e kësaj zgjedhjeje e sqaroi për SuperSport në përfundim të takimit.

“Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoj atij”, tha sulmuesi i talentuar.

Berisha: E treguan fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë

Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, Valon Berisha tha se janë të kënaqur që arritën ta tregonin fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë.

“Nuk arrinim ta rikuperonim topin në pjesën e parë.

Në të dytën kemi qëndru në pozitat tona. Kemi pasë raste.

Jemi shumë të kënaqur që treguam fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë”, tha Berisha.

Selektori i Kosovës kërkon më shumë

Selektori i Kosovës Alain Giresse u shfaq me këmbë në tokë pas triumfit 0-2 përballë Qipros. Golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës i dhuruan dardanëve tre pikët e para në Grupin 2 të Ligës C, teksa 69-vjeçari francez analizoi për Supersport fitoren e sotme.

“Një ndeshje shumë e komplikuar, sidomos gjatë pjesës së parë. Orientimi i lojës tonë nuk ishte i mirë, bëmë disa gabime teknike. Në pjesën e dytë tentuam të fokusoheshim në principet tona për të ndryshuar lojën dhe të bëjmë atë që jemi të aftë të bëjmë.

Ndryshimi në pushim? Kërkova nga lojtarët që të ripozicionohen në fushë, tentuam të luajmë nga krahët, mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.

Nuk e kam pëlqyer pjesën e parë të lojës. E dimë pse, duhet të mbështetemi në lojën e pjesës së dytë.

Rezultat i mirë, na dhuron vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, ndaj Greqisë”, deklaroi trajneri francez.

Kosova superfuqi për Qipron

(E plotësuar) - Kosova kthehet me tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Qipros, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca.
Kosova starton për mrekulli në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.    

Pak minuta pa përfunduar ballafaqimi një pjesë e tifozëve vendas, lëshojnë stadiumin duke parë se aspak nuk ka shpresa Qipro për rezultat pozitiv.

Pjesa e parë e lojës e dobët, sidomos djelmoshat tanë nuk treguan asgjë me përjashtim në minutën e 45+1, kur Edon Zheerova, lojtar i ndeshjes, në një pozitë ballore gjuan rrezikshëm nga rreth 17-18 metra por portieri Michail shpëton portën e tij. 

Pjesa e dytë tjetër këngë, Kosova i jep leksion Qipros në Larnaca. 

Në minutën e 56-të, Milot Rashica në pozitë ballore por në një kënd të vështirë nuk ia del të mposht portierin Michail.

Rashica në minutën e 58-të humb një rast të qind për qindtë.

Në minutën e 61-të,  Edon Zhegrovës i pafat, goditja e tij shkon jashtë portë.

Pas një minute (62’),  Kosova Idrizi pati mundësi ideale nga rreth 7-8 metra por nuk shënon.

Në minutën e 65-të, zhbllokohet rezultati. Valon Berisha nga rreth 17-18 metra dërgon goditje të bukur e në këndin e djathtë, 0:1 për Kosovën.

Në minutën e 72-të, Fidan Aliti godet bukur dhe shtylla ia mohon golin, Rrahmani ishte shumë afër por nuk ia doli të dërgon topin në rrjetë.
Edon Zhegrova, lojtari më i rrezikshëm, në minutën e 78-të, ia jep goditjen përfundimtare vendasve, duke shënuar për 0:2.

Kosova u tregua superfuqi për Qipron, duke e mposhtur me 2:0. Qipro është me fat që nuk pësuan edhe  më shumë.

Kosova importon tre pikë të mëdha në hapje të edicionit të ri rë garave në Ligën C të Kombeve.

Kosova të dielën e fundjavës (20.45) në mbrëmje do të luajë me Greqinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Qipro - Kosova 0:2

Shikues: 3.000.

Stadiumi “AEK Arena” në Larnaca.
Shënues: V. Berisha (65’), Zhegrova (78’) 
Kartona të verdhë: Panayiotou - Kastrati, Kryeziu, Loshaj, Dresheviq.
Qipro: Michail, Kyriakou (Katelaris 67’), Gogic, Panagiotou, Antoniou (Panayiotou 67’), Artymatas, Kastanos, Papoulis (Pittas 67’), Ioannou (Kakoullis 77’), Tzionis (Loizou 71’) dhe Sotiriou.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi (Loshaj 70’), Fazliji, Berisha (Dresheviq 76’), Rashica (Bytyçi 86’), Zhegrova, Muriqi.

88' Kosova kurrë më afër fitores.

81' Kosova afër trepikështi.

78' Kosova nuk ndalet, Edon Zhegrova trondit Qipron, 0:2.

78' Kosova po tregon fuqinë.

75’ Kosova po tregon angazhim të madhe e raste shënimi. 

Qipro - Kosova 0:2
Shikues: 3.000.
Stadiumi “AEK Arena” në Larnaca.
Shënues: V. Berisha (65’), Zhegrova (78'). 
Kartona të verdhë: Kastrati, Kryeziu.
Qipro: Michail, Kyriakou (Katelaris 67’), Gogic, Panagiotou, Antoniou (Panayiotou 67’), Artymatas, Kastanos, Papoulis (Pittas 67’), Ioannou, Tzionis (Loizou 71’) dhe Sotiriou.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi (Loshaj 70’), Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.
72' Fidan Aliti godet bukur dhe shtylla ia mohon golin, Rrahmani ishte shumë afër por nuk ia doli të dërgoj topin në rrjetë.

70’ Një Kosovë tjetër në pjesën e dytë.

Qipro - Kosova 0:1

Shikues: 3.000.
Stadiumi “AEK Arena” në Larnaca.
Shënues: V. Berisha (65’). 
Kartona të verdhë: Kastrati, Kryeziu.
Qipro: Michail, Kyriakou (Katelaris 67’), Gogic, Panagiotou, Antoniou (Panayiotou 67’), Artymatas, Kastanos, Papoulis (Pittas 67’), Ioannou, Tzionis dhe Sotiriou.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi, Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.

67' Kosova po dominon, kërkon edhe golin e radhës.

65' Valon Berisha me një goditje të fortë, shënon për epërsinë e Kosovës, 0:1.  

 64' Kosova nuk po ka fat.

62' Kosova po dominon, po krijon raste. Idrizi pati mundlësi ideale nga rreth 7-8 metra por nuk shënon.

61'  Edon Zhegrovës i pafat, goditja e tij shkon jashtë portë.

60' Edhe më tej rezultati 0:0. Kosova shumë më energjike.

58' Rashica humb një rast të qind për qindtë.

56' Milot Rashica në pozitë ballore por në një kënd të vështirë nuk ia del të mposht portierin Michail.

Qipro - Kosova 0:0
Kartona të verdhë: Kastrati, Kryeziu.
Qipro: Michail, Kyriakou, Gogic, Panagiotou, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papoulis, Ioannou, Tzionis dhe Sotiriou.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi, Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.

56' Kosova ka shtuar presionin! Idrizi godet jashtë portës.

54' Një lojë e mirë nga të dy palët.

52' Vedat Muriqi godet me kokë por mbi portën e rivalit. 

50' Kosova po luan më mirë se në pjesën e parë.

47' Nuk ka eende gola.

Pjesa e parë për t’i harruar. Kosova nuk tregoi lojën e pritur, ndërsa Qipro bëri paraqitje të mirë.

45+1, Edon Zhegrova në një pozitë ballore gjuan rrezikshëm por portieri Michail shpëton portën e tij. Rasti më i mirë për djelmoshat tanë. 

44' Rezulati edhe më tej 0:0.

41' Fat për Kosovën, vendasit rezikojnë.

39' Kosova nuk po tregon lojën e pritur deri me tash.

38′ Kosova provon të shfaqet kërcënuese, Valon Berisha ndalet në hyrje të zonës pa faull sipas gjyqtarit.

37' Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

33’ Kosova po has në vështirësi me qipriotët. 

Qipro - Kosova 0:0

Qipro: Michail, Kyriakou, Gogic, Panagiotou, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papoulis, Ioannou, Tzionis dhe Sotiriou.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi, Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.

30' Lirim Kastrati ndëshkohet me karton të verdhë, Qipro - Kosova 0:0.

28' Kosova po luan me gjallë tani.

25′ Kosova pran golit, Valon Berisha provon me një goditje të fortë.

23' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

21' Qipro po sulmon. Rezultati 0:0.

19' Kosova nuk po tregon ndonjë lojë të mirë.

18′ Qipro provon me një kundërsulm të shpejt, Kryeziu dhe Rrahmani bllokojnë avancimin e tyre.

 

14' Lojë jo aq e pëlqyeshme.

10' Të dy ekipet tregojnë lojë të mirë.

6' Lojë e mirë.

3' Nuk ka gola.

Qipro pret në shtëpi përfaqësuesen e Kosovës në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin 2 të Ligës C.

Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare për teknikun e ri të “Dardanëve”, Alan Giresse, i cili ka marrë një fitore 5-0 përballë Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën në dy testet e para miqësore të zhvilluara.

Kosova kërkon që ta nisë sa më mirë këtë rrugëtim në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, ku në grup do të ketë përveç Qipros, edhe Greqinë me Irlandën e Veriut.

Kështu “Dardanët” përveç ngjitjes në Ligën B, do të luftojnë dhe për të siguruar fazën “playoff” të EURO 2024.

Me kë është Kosova në grup?

Kosova luan me Qipron sonte në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Ndeshja fillon nga ora 18:00. 

Në të njëjtin grup me Kosovën e Qipron janë edhe Irlanda e Veriut e Greqia. 

Një grup jo edhe i lehtë por jo edhe i pakalueshëm.

Vlera e Qipros

Vlera e Qipros bazuar në Transfermarkt është 18.65 milionë euro, kurse ajo e “Dardanëve” 70.4 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është Amir Rrahmani me 25 milionë euro, kurse te Qipro Pieros Sotiriou.

Nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse, Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin historik në Evropianin e ardhshëm!

Dhe, rruga e Vedat Muriqit me shokë do të nisë qysh sot, me ndeshjen ndaj Qipros, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kosova është gati për sfidën me Qipron 

Kosova është gati për sfidën me Qipron dhe synon tre pikë nga ky udhëtim, në hapje të Grupit 2 të Ligës së Kombeve C.

Futbollistët e Kombëtares tonë janë mirë të përgatitur dhe janë edhe favorit qipriotëve. 

Takimi fillon në orën 18.00.

Qipro – Kosova

Qipro: Mishail, Panagiotu, Gogiç, Kiriaku, Antinu, Artimates, Papulis, Ioanu, Sotiriu, Xionis.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi, Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat